{"id":2547061,"url":"https://alion.io/job/gener-2-digital-marketing-specialist","title":"Digital Marketing Specialist","company":{"id":4413916,"name":"Gener 2","domain":"gener2.al","url":"https://alion.io/company/gener-2","size_band":"1-10","is_staffing_agency":false,"employer_type":"direct","is_intermediary":false,"listed_via":null,"ats_vendor":null,"truth_index":null},"role":"Marketing","role_family":"Marketing","seniority":null,"employment_type":"full_time","work_mode":"on_site","remote_scope":null,"remote_scope_basis":null,"remote_working_hours":null,"hiring_geo_confidence":"structured","locations":["Tirana, Albania"],"countries":["AL"],"hiring_countries":[],"hiring_countries_total":0,"salary":null,"salary_estimate":null,"experience_years_min":null,"visa_sponsorship":false,"relocation_package":false,"has_equity":false,"technologies":[{"name":"Canva","optional":false},{"name":"Google Ads","optional":false},{"name":"Instagram","optional":false},{"name":"Meta Ads","optional":false},{"name":"Microsoft Office","optional":false}],"status":"live","first_seen_at":"2026-10-14T17:00:30Z","employer_posted_date":null,"last_verified_at":"2026-10-14T17:00:30Z","board_verified":false,"closed_at":null,"days_open":8,"trust":{"level":"not_scored","repost_count":null,"flags":[],"days_open":8},"description":"Përshkrimi Specialisti i Marketingut Digjital është përgjegjës për planifikimin, zhvillimin dhe zbatimin e strategjisë së komunikimit digjital të Qendrës Tregtare Toptani. Roli përfshin menaxhimin e rrjeteve sociale, krijimin dhe koordinimin e përmbajtjes digjitale, zhvillimin e fushatave online dhe analizimin e performancës së tyre, me synim rritjen e ndërveprimit me audiencën, forcimin e imazhit të markës dhe promovimin e ofertave, eventeve dhe aktiviteteve të qendrës tregtare si dhe rritjen e prezences digjitale.\n Detyrat Marketingu Digjital dhe Menaxhimi i Përmbajtjes\n Planifikon, zhvillon dhe menaxhon kalendarin mujor të përmbajtjes për kanalet zyrtare të komunikimit digjital të Toptanit.\n Krijon dhe përshtat përmbajtje kreative për formate të ndryshme, duke përfshirë postimet, Instagram Stories, Reels dhe video të shkurtra.\n Harton tekste promocionale dhe kreative (copywriting) për fushatat, ofertat e dyqaneve, eventet dhe komunikimet e tjera të qendrës tregtare.\n Koordinon realizimin e materialeve fotografike dhe video me agjencitë, fotografët, videografët dhe krijuesit e përmbajtjes.\n Siguron që komunikimi digjital të jetë në përputhje me identitetin vizual, tonin e komunikimit dhe standardet e markës Toptani.\n Menaxhon komunikimin me ndjekësit, komentet dhe mesazhet në rrjetet sociale, duke garantuar komunikim korrekt, të shpejtë dhe profesional.\n Fushatat Digjitale dhe Reklamimi Online\n Zhvillon dhe zbaton fushata digjitale për promovimin e ofertave sezonale, uljeve, koleksioneve të reja, hapjeve të dyqaneve, eventeve dhe aktiviteteve të qendrës tregtare.\n Planifikon komunikimin digjital sipas objektivave, audiencës së synuar dhe fazave të çdo fushate.\n Menaxhon dhe optimizon fushatat me pagesë në platformat digjitale, si Meta Ads, duke monitoruar buxhetin dhe rezultatet.\n Bashkëpunon me ekipin e marketingut për të integruar komunikimin online me aktivitetet promocionale dhe eventet fizike të Toptanit.\n Identifikon mundësi të reja për rritjen e shikueshmërisë, ndërveprimit dhe vizitave në qendrën tregtare përmes kanaleve digjitale.\n Ndjek trendet, formatet e reja të përmbajtjes dhe praktikat më të mira në marketingun digjital.\n Analiza e Performancës dhe Raportimi\n Monitoron performancën e përmbajtjes dhe fushatave, duke analizuar tregues si shtrirja (reach), shikimet, ndërveprimet, klikimet, rritja e ndjekësve dhe konvertimet, sipas objektivave të fushatës.\n Përgatit raporte periodike mbi rezultatet e komunikimit digjital dhe propozon masa konkrete për përmirësimin e performancës.\n Analizon sjelljen dhe interesat e audiencës për të përshtatur përmbajtjen dhe për të përmirësuar efektivitetin e komunikimit.\n Monitoron aktivitetin digjital të markave konkurruese dhe identifikon mundësi për diferencimin e komunikimit të Toptanit.\n Siguron përdorimin efikas të buxhetit të reklamimit online dhe vlerëson kthimin nga investimi (ROI), aty ku është i matshëm.\n Bashkëpunimi me Qiramarrësit dhe Partnerët\n Koordinon mbledhjen e informacionit dhe materialeve promocionale nga dyqanet, restorantet dhe bizneset e tjera të qendrës tregtare.\n Bashkëpunon me qiramarrësit për promovimin e ofertave, produkteve, koleksioneve të reja dhe aktiviteteve të tyre në kanalet digjitale të Toptanit.\n Koordinon bashkëpunimet me influencer-at dhe krijuesit e përmbajtjes, duke përfshirë brief-in, planifikimin e publikimeve dhe vlerësimin e rezultateve.\n Bashkëpunon me agjencitë, partnerët dhe ekipet e brendshme për realizimin në kohë dhe sipas standardeve të materialeve digjitale.\n Menaxhimi i Kanaleve të Tjera Digjitale\n Përditëson dhe monitoron përmbajtjen e faqes zyrtare të internetit të Toptanit, duke siguruar që informacioni mbi dyqanet, ofertat, eventet dhe shërbimet të jetë i saktë dhe aktual.\n Identifikon mundësi për përmirësimin e përvojës së përdoruesve në kanalet digjitale dhe propozon përmirësime të përmbajtjes dhe funksionaliteteve.\n Bashkëpunon për zhvillimin e formave të tjera të komunikimit digjital, sipas nevojave të marketingut dhe objektivave të qendrës tregtare.\n Kualifikimet Diplomë universitare në Marketing, Komunikim, Marrëdhënie me Publikun, Marketing Digjital ose në një fushë të ngjashme.\n Të paktën 2–3 vite përvojë pune në marketingun digjital, menaxhimin e rrjeteve sociale ose krijimin e përmbajtjes.\n Njohuri të mira mbi platformat kryesore të rrjeteve sociale dhe mënyrën se si funksionojnë algoritmet, formatet dhe audiencat e tyre.\n Përvojë në planifikimin dhe menaxhimin e fushatave digjitale, përfshirë reklamimin me pagesë.\n Aftësi shumë të mira në shkrimin e teksteve kreative dhe promocionale, me vëmendje ndaj gjuhës, tonit dhe identitetit të markës.\n Njohuri në përdorimin e Meta Business Suite dhe Meta Ads Manager,SEO, njohuritë në Google Analytics dhe Google Ads përbëjnë avantazh.\n Aftësi për të analizuar të dhënat dhe për t'i kthyer rezultatet në rekomandime konkrete.\n Kreativitet, iniciativë dhe interes për trendet e reja në marketingun digjital.\n Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe njohuri të mira të gjuhës angleze, me shkrim dhe me gojë.\n Aftësi të shkëlqyera organizative dhe menaxhim efektiv i kohës.\n Aftësi për të menaxhuar disa projekte njëkohësisht dhe për të respektuar afatet.\n Aftësi të mira komunikimi, bashkëpunimi dhe koordinimi me ekipe të ndryshme.\n Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për të ruajtur standardet e komunikimit të markës.\n Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, për të marrë iniciativa dhe për të propozuar zgjidhje kreative.\n Njohuri në programe për krijimin dhe përpunimin e përmbajtjes vizuale, si Canva ose Adobe Creative Suite, Cup Cut, përbëjnë avantazh.\n Aftësi të mira në përdorimin e Microsoft Office, veçanërisht Excel dhe PowerPoint.","description_format":"text","description_chars":5688,"description_truncated":false,"requirements":{"experience_years_min":null,"management_years_min":null,"team_size_min":null,"manages_managers":false,"education":null,"security_clearance":false,"languages":[]},"benefits":[],"hiring_locations":[],"hiring_excludes":[],"relocation_offered":false,"industries":[],"lifecycle":[{"event":"open","at":"2026-10-14T17:00:30Z"}],"visa":[],"liveness":{"score":83,"band":"hot","label":"Hiring now","p_open":1,"p_active":0.832,"p_room":1,"age_days":7,"expected_fill_days":25,"reasons":["seen:7","win:early"],"computed_at":"2026-10-22T06:10:10Z"},"pay":null,"html_url":"https://alion.io/job/gener-2-digital-marketing-specialist","json_url":"https://alion.io/job/gener-2-digital-marketing-specialist.json","meta":{"generated_at":"2026-10-22T20:58:54Z","cache_seconds":300,"methodology":"https://alion.io/methodology","terms":"https://alion.io/terms","contact":"https://alion.io/contact","api":"https://alion.io/developers","about":"Alion is a live layer of people, companies and AI agents: who they are, whether they are real and active right now, what they do and how to work with them, readable by people and by agents and paid per call.","catalog":"https://alion.io/catalog.json","usage":{"tier":"crawler_verified","counted_by":"address","units_charged":1,"used_today":5335,"day_limit":null,"remaining_today":null,"minute_limit":300,"resets_at":"2026-10-23T00:00:00Z"}},"offers":[{"id":"company.slices","title":"One company in depth, by slice","status":"live","price":{"credits":0.02,"usd":0.002,"plus_per_slice":{"credits":0.05,"usd":0.005}},"unit":"per company, plus each slice with data","note":"the employer in depth","call":{"mcp_tool":"get_company","arguments":{"id":4413916},"rest":"https://alion.io/mcp/rest/get_company?id=4413916"},"human":"https://alion.io/catalog?offer=company.slices&for=job%2Fgener-2-digital-marketing-specialist"},{"id":"market.stats","title":"A market slice: pay, demand and time to fill","status":"live","price":{"credits":1,"usd":0.1},"unit":"per slice","note":"pay, demand and time to fill for this role and place","call":{"mcp_tool":"market_stats"},"human":"https://alion.io/catalog?offer=market.stats&for=job%2Fgener-2-digital-marketing-specialist"},{"id":"job.search","title":"Open jobs by role, technology, place, pay and visa","status":"live","price":{"credits":0.02,"usd":0.002},"unit":"per posting in a list","note":"similar open postings","call":{"mcp_tool":"search_jobs"},"human":"https://alion.io/catalog?offer=job.search&for=job%2Fgener-2-digital-marketing-specialist"},{"id":"company.verify","title":"Is this company real and active right now","status":"pilot","price":null,"unit":"per company","request":{"url":"https://alion.io/catalog/request","method":"POST","body":"{\"offer\": \"company.verify\", \"for\": \"job/gener-2-digital-marketing-specialist\", \"note\": \"what you need it for\"}"},"human":"https://alion.io/catalog?offer=company.verify&for=job%2Fgener-2-digital-marketing-specialist"}]}