First seen by Alion on Oct 30, 2026.
Ne jemi ARMAAR GROUP, nje grup kompanish me ne fokus sektorin e ndertimit, por jo vetem, me nje shtirje te gjere edhe ne sektorin e energjise se rinovueshme, menaxhimin, investimin, real estate., etj. Grupi, i cili i ka fillesat ne vitin 2008, perfshin disa kompani te mirenjohura si “Arlis Ndërtim”, Ideal Construction”, etj., me disa nga projektet me ambicioze si “Eyes of Tirana”, “Square 21” etj. Armaar Group është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e komunitetit në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe social. Për këto arsye si dhe në kuadër të zgjerimit të vazhdueshëm të projekteve dhe stafit të kualifikuar, hapim pozicionin vakant për Operator Vinçi.
Pozicioni: Operator Vinçi-Kullë
Departamenti: Teknik (Logjistikë)
Përmbledhja e pozicionit:
Operatori i vinçit është përgjegjës për drejtimin dhe manovrimin e vinçit gjatë ngritjes dhe zhvendosjes së ngarkesave të rënda në kantier. Ai siguron kryerjen e punimeve në mënyrë të sigurt, efikase dhe sipas udhëzimeve teknike, duke respektuar rregullat e sigurisë.
DetyratDetyrat dhe përgjegjësitë:
- Operon vinçin për ngritjen dhe lëvizjen e ngarkesave të rënda sipas planit të punimeve;
- Zbaton udhëzimet e inxhinierëve dhe përgjegjësit të kantierit;
- Siguron që punimet të kryhen me efikasitet dhe sipas standardeve të sigurisë;
- Kryen kontrollin teknik të vinçit përpara dhe pas përdorimit;
- Raporton çdo problem ose defekt teknik tek përgjegjësi i kantierit;
- Bashkëpunon me ekipin për vendosjen dhe lëvizjen e ngarkesave në mënyrë të sigurt;
- Mban dhe përditëson librin e mjetit në mënyrë të rregullt dhe të saktë, duke reflektuar çdo përdorim dhe ndërhyrje teknike;
- Respekton të gjitha rregullat e sigurisë dhe shëndetit në punë, në përputhje me Ligjin Nr. 10237, datë 18.02.2010, “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, si dhe aktet nënligjore në fuqi;
- Përdor në mënyrë korrekte pajisjet mbrojtëse personale (PPE).
Edukumi dhe Kualifikimet:
- Eksperiencë pune minimale 7 vite si operator vinçi (veçanërisht vinç-kullë);
- Certifikatë formimi profesional për Operator Vinçi (e detyrueshme);
- Certifikatë për përdorimin e sigurt të makinerive të rënda, sipas Ligjit Nr. 10237 (e preferueshme, opsionale);
- Njohuri të mira teknike mbi funksionimin dhe mirëmbajtjen e vinçave ndërtimorë;
- Përgjegjshmëri e lartë dhe vëmendje ndaj detajeve;
- Aftësi për të punuar në grup dhe për të bashkëpunuar me ekipin teknik;
- Gatishmëri për të punuar në kushte terreni dhe në orare fleksibël, sipas kërkesave të kantierit.

