Location
In office (Tirana)
Employment
Full-Time
First seen by Alion on Oct 14, 2026.
Overview
Company
Impact
Profile match
Get news from us. Aba Business Center, Floor 7, "Papa Gjon Pali II" St.,Tirana, Albania| Email: [email protected] | Tel: +355 4 4501700 | Fax: +355 4 2248312.
Përshkrimi
Specialisti i Marketingut Digjital është përgjegjës për planifikimin, zhvillimin dhe zbatimin e strategjisë së komunikimit digjital të Qendrës Tregtare Toptani. Roli përfshin menaxhimin e rrjeteve sociale, krijimin dhe koordinimin e përmbajtjes digjitale, zhvillimin e fushatave online dhe analizimin e performancës së tyre, me synim rritjen e ndërveprimit me audiencën, forcimin e imazhit të markës dhe promovimin e ofertave, eventeve dhe aktiviteteve të qendrës tregtare si dhe rritjen e prezences digjitale.
DetyratMarketingu Digjital dhe Menaxhimi i Përmbajtjes
- Planifikon, zhvillon dhe menaxhon kalendarin mujor të përmbajtjes për kanalet zyrtare të komunikimit digjital të Toptanit.
- Krijon dhe përshtat përmbajtje kreative për formate të ndryshme, duke përfshirë postimet, Instagram Stories, Reels dhe video të shkurtra.
- Harton tekste promocionale dhe kreative (copywriting) për fushatat, ofertat e dyqaneve, eventet dhe komunikimet e tjera të qendrës tregtare.
- Koordinon realizimin e materialeve fotografike dhe video me agjencitë, fotografët, videografët dhe krijuesit e përmbajtjes.
- Siguron që komunikimi digjital të jetë në përputhje me identitetin vizual, tonin e komunikimit dhe standardet e markës Toptani.
- Menaxhon komunikimin me ndjekësit, komentet dhe mesazhet në rrjetet sociale, duke garantuar komunikim korrekt, të shpejtë dhe profesional.
Fushatat Digjitale dhe Reklamimi Online
- Zhvillon dhe zbaton fushata digjitale për promovimin e ofertave sezonale, uljeve, koleksioneve të reja, hapjeve të dyqaneve, eventeve dhe aktiviteteve të qendrës tregtare.
- Planifikon komunikimin digjital sipas objektivave, audiencës së synuar dhe fazave të çdo fushate.
- Menaxhon dhe optimizon fushatat me pagesë në platformat digjitale, si Meta Ads, duke monitoruar buxhetin dhe rezultatet.
- Bashkëpunon me ekipin e marketingut për të integruar komunikimin online me aktivitetet promocionale dhe eventet fizike të Toptanit.
- Identifikon mundësi të reja për rritjen e shikueshmërisë, ndërveprimit dhe vizitave në qendrën tregtare përmes kanaleve digjitale.
- Ndjek trendet, formatet e reja të përmbajtjes dhe praktikat më të mira në marketingun digjital.
Analiza e Performancës dhe Raportimi
- Monitoron performancën e përmbajtjes dhe fushatave, duke analizuar tregues si shtrirja (reach), shikimet, ndërveprimet, klikimet, rritja e ndjekësve dhe konvertimet, sipas objektivave të fushatës.
- Përgatit raporte periodike mbi rezultatet e komunikimit digjital dhe propozon masa konkrete për përmirësimin e performancës.
- Analizon sjelljen dhe interesat e audiencës për të përshtatur përmbajtjen dhe për të përmirësuar efektivitetin e komunikimit.
- Monitoron aktivitetin digjital të markave konkurruese dhe identifikon mundësi për diferencimin e komunikimit të Toptanit.
- Siguron përdorimin efikas të buxhetit të reklamimit online dhe vlerëson kthimin nga investimi (ROI), aty ku është i matshëm.
Bashkëpunimi me Qiramarrësit dhe Partnerët
- Koordinon mbledhjen e informacionit dhe materialeve promocionale nga dyqanet, restorantet dhe bizneset e tjera të qendrës tregtare.
- Bashkëpunon me qiramarrësit për promovimin e ofertave, produkteve, koleksioneve të reja dhe aktiviteteve të tyre në kanalet digjitale të Toptanit.
- Koordinon bashkëpunimet me influencer-at dhe krijuesit e përmbajtjes, duke përfshirë brief-in, planifikimin e publikimeve dhe vlerësimin e rezultateve.
- Bashkëpunon me agjencitë, partnerët dhe ekipet e brendshme për realizimin në kohë dhe sipas standardeve të materialeve digjitale.
Menaxhimi i Kanaleve të Tjera Digjitale
- Përditëson dhe monitoron përmbajtjen e faqes zyrtare të internetit të Toptanit, duke siguruar që informacioni mbi dyqanet, ofertat, eventet dhe shërbimet të jetë i saktë dhe aktual.
- Identifikon mundësi për përmirësimin e përvojës së përdoruesve në kanalet digjitale dhe propozon përmirësime të përmbajtjes dhe funksionaliteteve.
- Bashkëpunon për zhvillimin e formave të tjera të komunikimit digjital, sipas nevojave të marketingut dhe objektivave të qendrës tregtare.
- Diplomë universitare në Marketing, Komunikim, Marrëdhënie me Publikun, Marketing Digjital ose në një fushë të ngjashme.
- Të paktën 2–3 vite përvojë pune në marketingun digjital, menaxhimin e rrjeteve sociale ose krijimin e përmbajtjes.
- Njohuri të mira mbi platformat kryesore të rrjeteve sociale dhe mënyrën se si funksionojnë algoritmet, formatet dhe audiencat e tyre.
- Përvojë në planifikimin dhe menaxhimin e fushatave digjitale, përfshirë reklamimin me pagesë.
- Aftësi shumë të mira në shkrimin e teksteve kreative dhe promocionale, me vëmendje ndaj gjuhës, tonit dhe identitetit të markës.
- Njohuri në përdorimin e Meta Business Suite dhe Meta Ads Manager,SEO, njohuritë në Google Analytics dhe Google Ads përbëjnë avantazh.
- Aftësi për të analizuar të dhënat dhe për t'i kthyer rezultatet në rekomandime konkrete.
- Kreativitet, iniciativë dhe interes për trendet e reja në marketingun digjital.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe njohuri të mira të gjuhës angleze, me shkrim dhe me gojë.
- Aftësi të shkëlqyera organizative dhe menaxhim efektiv i kohës.
- Aftësi për të menaxhuar disa projekte njëkohësisht dhe për të respektuar afatet.
- Aftësi të mira komunikimi, bashkëpunimi dhe koordinimi me ekipe të ndryshme.
- Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për të ruajtur standardet e komunikimit të markës.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, për të marrë iniciativa dhe për të propozuar zgjidhje kreative.
- Njohuri në programe për krijimin dhe përpunimin e përmbajtjes vizuale, si Canva ose Adobe Creative Suite, Cup Cut, përbëjnë avantazh.
- Aftësi të mira në përdorimin e Microsoft Office, veçanërisht Excel dhe PowerPoint.
Free account
Stop reading job ads. Get the ones that fit.
One free account turns this page into a shortlist built around your stack, your level and your pay.
Match on every job. Stack, seniority, pay and location, scored against your profile.
1,905,003 open roles. Read straight off company career pages, refreshed every day.
Unlimited applications. Every one you send is tracked in one place, on-site or on a company board.
3 tailored CVs a month. Rewritten for the exact job you are applying to. Included free.
Free forever. No card. Under a minute.
Your match
How well do you fit this role?
Two answers are enough for a real match. No account needed.
Check my fit
Answers stay in this browser until you create an account.
Recommended for you based on this role
Marketing
Similar stack
Same company
Tirana
$68k – $143k per year • Remote (United States) • Full-Time • 3+ years exp • High School Diploma • United States
Apply
Business Development Account Manager
1 month ago
≈ $48k – $116k per year (Estimated) • In office • Australia
Apply
Accessibility Manager - Digital Marketing
27 days ago
≈ $83k – $142k per year (Estimated) • Hybrid • Full-Time • 8+ years exp • Bachelor's Degree • Dublin
Cybersecurity
Shift-Left Security
Apply
Global Content & Search Lead - Digital Marketing
24 days ago
≈ $75k – $204k per year (Estimated) • Hybrid • Full-Time • Dublin
Analytics
A/B Testing
Apply
≈ $55k – $111k per year (Estimated) • In office • Full-Time • 8+ years exp • Bachelor's Degree • Lancaster
MedTech
ISO 10993
Apply
Kamarier/e Restoranti
8 days ago
≈ $15k – $26k per year (Estimated) • In office • Full-Time • Tirana
Apply
Kamarier/e Restoranti ABA 21
10 days ago
≈ $15k – $26k per year (Estimated) • In office • Full-Time • Tirana
Apply
Remote (AMER, Europe) • Cofounder • Tirana
Apply
Construction Project Manager
1 day ago
≈ $37k – $82k per year (Estimated) • In office • Full-Time • 7+ years exp • Bachelor's Degree • Tirana
Analytics
Microsoft Excel
Design
AutoCAD
Apply
Apply
Kamariere për Bufenë e Mëngjesit
1 day ago
≈ $15k – $26k per year (Estimated) • In office • Full-Time • Tirana
Apply
DevOps Lead
2 days ago
≈ $44k – $120k per year (Estimated) • In office • Full-Time • 5+ years exp • Tirana
Python
Bash
DevOps
Terraform
Ansible
Azure
CI/CD
AWS
Docker
Kubernetes
Platform Engineering
GitLab
Linux
Apply
This is one of many
1,905,003 more open roles from verified company boards, updated every day.

