Confirmed on the employer's own hiring board on Oct 22, 2026. First seen by Alion on Oct 20, 2026.
Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve
zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001. Balfin
Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe
industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe
Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.
GrupiBALFIN është një
nga grupet e investimeve më të suksesshme në Ballkanin Perëndimor. I themeluar
në vitin 1993, sot Grupi operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe
Hercegovinë, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada
dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Portofoli i tij i diversifikuar përfshin disa sektorë, përfshirë bankat,
zhvillimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me shumicë dhe pakicë,
menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.
Me rreth 5,500 profesionistë të punësuar, BALFIN Group vazhdon të rritet në
mënyrë të qëndrueshme, i udhëhequr nga etika e fortë e biznesit, stabiliteti
financiar, inovacioni dhe angazhimi afatgjatë për ndikim pozitiv në komunitet
përmes Mane Foundation.
Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri HSE është përgjegjës, në kuadër të Kontraktorit të
Përgjithshëm, për koordinimin, zbatimin, mbikëqyrjen dhe verifikimin e
kërkesave të Health, Safety & Environment (HSE).
Inxhinieri
HSE siguron që aktivitetet e ndërtimit dhe masat për shëndetin, sigurinë dhe
mjedisin të zbatohen në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi, kërkesat
e miratuara të projektit, IFC Performance Standard 4, WBG EHS Guidelines dhe
standardet EN/NFPA të aplikueshme për projektin.
Requirements
- Të koordinojë dhe
monitorojë zbatimin e kërkesave HSE gjatë fazës së ndërtimit.
- Të realizojë
inspektime dhe kontrolle periodike në kantier, duke verifikuar respektimin e
kërkesave për shëndetin, sigurinë dhe mjedisin.
- Të identifikojë
risqet dhe mospërputhjet HSE, të propozojë masat korrigjuese përkatëse dhe të
ndjekë zbatimin dhe mbylljen e tyre.
- Të koordinojë me
ekipet HSE, QA/QC, MEP, projektuesit dhe nënkontraktorët për instalimin dhe
inspektimin e sistemeve Life & Fire Safety (L&FS).
- Të verifikojë dhe
administrojë dokumentacionin HSE, përfshirë raportet e inspektimeve,
dokumentacionin e testimeve, certifikatat dhe evidencat përkatëse.
- Të bashkëpunojë,
sipas nevojës, me autoritetet kompetente, projektuesit dhe specialistët teknikë
për çështje që lidhen me HSE dhe Life & Fire Safety.
Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare,
dega Inxhinieri Mjedisi/ Elektrike/ Mekanike/ disipline tjetër teknike
relevante.
Kualifikime profesionale: Kualifikime ose licenca profesionale
relevante në fushën HSE, MZSH, mbikëqyrjes, zbatimit të punimeve. Trajnimet dhe
certifikimet specifike në HSE dhe mbrojtjen nga zjarri konsiderohen avantazh.
Kërkesat e pozicionit:
- Të ketë të
paktë 3 vite eksperiencë profesionale si Inxhinier HSE.
- Të ketë eksperiencë
të dokumentuar në pozicione HSE në projekte ndërtimi, sisteme MEP dhe sistemeve
të mbrojtjes nga zjarri.
- Të ketë njohuri
të mira të kërkesave HSE për kantieret e ndërtimit dhe të menaxhimit të risqeve.
- Të ketë njohuri teknike mbi sistemet e detektimit
dhe alarmit të zjarrit, sistemet sprinkler/hidrant, pompat e zjarrit,
sistemet e kontrollit të tymit, furnizimin me energji emergjente dhe
ndërfaqet BMS të sistemeve të mbrojtjes nga zjarri.
- Të ketë aftësi në leximin e projekteve teknike, vizatimeve
të zbatimit (shop drawings), specifikime teknike dhe metodologjive të
punimeve.
- Të ketë njohuri të legjislacionit shqiptar për
sigurinë dhe shëndetin në punë dhe mbrojtjen nga zjarri.
- Të ketë njohuri pune mbi IFC Performance Standard 4
(IFC PS a), WBG EHS Guidelines dhe standardet EN/NFPA të aplikueshme.
- Të ketë aftësi të mira koordinimi, komunikimi,
raportimi dhe bashkëpunimi me ekipet e projektit, nënkontraktorët,
projektuesit dhe autoritetet kompetente.
- Të ketë zotërim të avancuar
i gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.
Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë
duke dërguar CV-në e tyre brenda datës 16 Tetor 2026.
*Pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes,
do të njoftohen vetëm kandidatët e kualifikuar.
*Të gjitha
aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887
vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Benefits
- Paketë tërheqëse përfitimesh,
duke përfshirë pagë konkurruese dhe të drejtë, bazuar në meritë dhe vlerësimin
e performancës.
- Mundësi të shkëlqyera për
zhvillimin profesional dhe rritjen në karrierë pranë BALFIN Construction dhe
BALFIN Group.
- Ditë shtesë pushimi.
- Shpërblime dhe vlerësime për performancën.

