First seen by Alion on Nov 6, 2026.
Pozicioni: Front Desk / Recepsionist/e - Godinë Banimi
Departamenti: Administrimi i Godinës
Raporton tek: Building Manager / Administratori i Godinës
Vendndodhja: Godinë Rezidenciale
1. Qëllimi i Pozicionit
Punonjësi i Front Desk është pika e parë e kontaktit për banorët, vizitorët dhe furnitorët e godinës. Ai/ajo është përgjegjës/e për ofrimin e një shërbimi profesional, mikpritës dhe efikas, duke garantuar funksionimin e përditshëm të recepsionit dhe një eksperiencë pozitive për banorët.
2. Kompetencat Personale
- Komunikim profesional dhe sjellje korrekte.
- Orientim drejt shërbimit ndaj klientit.
- Diskrecion dhe ruajtje e konfidencialitetit.
- Organizim dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Iniciativë dhe aftësi për të marrë përgjegjësi.
- Paraqitje dhe qëndrim profesional.
3. Treguesit e Performancës (KPI)
Performanca e punonjësit do të vlerësohet bazuar në:
- Cilësinë e shërbimit ndaj banorëve dhe vizitorëve.
- Kohën e reagimit ndaj kërkesave dhe ankesave.
- Saktësinë në regjistrimin e vizitorëve dhe pakove.
- Respektimin e procedurave të sigurisë.
- Komunikimin dhe bashkëpunimin me departamentet e tjera.
- Organizimin dhe mirëmbajtjen e recepsionit.
1. Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore
- Mirëpret dhe asiston banorët, vizitorët dhe personat e autorizuar që hyjnë në godinë.
- Menaxhon hyrje-daljet e vizitorëve në përputhje me procedurat e sigurisë së godinës.
- Informon dhe orienton vizitorët për apartamentet dhe ambientet e përbashkëta.
- Përgjigjet ndaj telefonatave dhe kërkesave të banorëve.
- Regjistron dhe administron ankesat, kërkesat dhe problematikat e raportuara nga banorët.
- Koordinon me ekipin e mirëmbajtjes, sigurisë dhe pastrimit për zgjidhjen e problematikave.
- Menaxhon marrjen, regjistrimin dhe shpërndarjen e postës dhe pakove për banorët.
- Informon administratorin për çdo incident, problem teknik apo situatë të pazakontë në godinë.
- Mban recepsionin dhe ambientin e pritjes të rregullt dhe të organizuar.
- Ndjek procedurat e emergjencës dhe njofton personat përgjegjës në rast nevoje.
- Mban konfidencialitetin e informacionit dhe të dhënave personale të banorëve.
- Përgatit raporte të shkurtra mbi aktivitetet ditore dhe problematikat e evidentuara.
2. Përgjegjësia e Pozicionit
Punonjësi i Front Desk përfaqëson imazhin dhe standardin e shërbimit të godinës. Ai/ajo duhet të sigurojë një ambient mikpritës, të organizuar dhe të sigurt, duke kontribuar në rritjen e kënaqësisë dhe mirëqenies së banorëve.
Kualifikimet- Arsim i mesëm ose i lartë.
- Eksperienca e mëparshme në recepsion, hoteleri, shërbim klienti ose administrim është avantazh.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërveprimi me njerëzit.
- Njohuri bazë të paketës Microsoft Office.
- Njohuri të gjuhës angleze; gjuhët e tjera përbëjnë avantazh.
- Aftësi për të menaxhuar situata të ndryshme dhe për të zgjidhur problematika.
- Etikë profesionale, korrektësi dhe përgjegjshmëri.
- Aftësi për të punuar në grup dhe për të ruajtur qetësinë në situata me fluks pune.

