Confirmed on the employer's own hiring board on Nov 12, 2026. First seen by Alion on Nov 9, 2026.
Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve
zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001. Balfin
Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe
industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe
Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.
GrupiBALFIN është një
nga grupet e investimeve më të suksesshme në Ballkanin Perëndimor. I themeluar
në vitin 1993, sot Grupi operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe
Hercegovinë, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada
dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Portofoli i tij i diversifikuar përfshin disa sektorë, përfshirë bankat,
zhvillimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me shumicë dhe pakicë,
menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.
Me rreth 5,500 profesionistë të punësuar, BALFIN Group vazhdon të rritet në
mënyrë të qëndrueshme, i udhëhequr nga etika e fortë e biznesit, stabiliteti
financiar, inovacioni dhe angazhimi afatgjatë për ndikim pozitiv në komunitet
përmes Mane Foundation.
Pozicioni: Inxhinier
Gjeodet
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Green Coast, Palasë
Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri Gjeodet i Lartë drejton operacionet e matjeve gjeodezike në
terren dhe në zyrë, duke siguruar mbledhjen, përpunimin dhe dorëzimin e saktë
të të dhënave hapësinore për projekte ndërtimi, kadastrale dhe inxhinierike. Ky
rol kombinon punën praktike në terren me mbikëqyrjen teknike të ekipeve të
matjes, kontrollin e cilësisë dhe koordinimin me departamentet e inxhinierisë,
GIS-it dhe projektimit.
Requirements
- Planifikon dhe realizon matjet topografike dhe
piketimin në terren, në përputhje me projektin.
- Operon dhe kryen kalibrimin e pajisjeve GNSS/RTK dhe
stacioneve totale.
- Përpunon dhe kontrollon dokumentacionin e projektit
përpara fillimit të punimeve, si dhe llogarit volumet paraprake të
gërmimit dhe mbushjes.
- Përgatit dokumentacionin teknik, duke përfshirë
hartat topografike, librezat e masave për punimet e gërmimit dhe mbushjes,
situacionet mujore dhe prerjet tërthore.
- Siguron përputhshmërinë e matjeve dhe
dokumentacionit me standardet kombëtare gjeodezike dhe sistemet përkatëse
të referencës koordinative.
- Mbikëqyr punën e gjeodetëve të rinj në terren dhe
planifikon aktivitetet e tyre javore.
- Koordinohet me arkitektët, inxhinierët dhe
menaxherët e projekteve për identifikimin dhe sqarimin e paqartësive apo
mospërputhjeve të mundshme në projekt.
- Kujdeset për mirëmbajtjen dhe ruajtjen në gjendje të mirë funksionale
të pajisjeve topografike.
- Përgatit raporte teknike, vizatimet As-Built (sipas gjendjes faktike
të realizuar) dhe dokumentacionin tekniko-ligjor përkatës.
Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare,
dega Gjeodezi/ Gjeomatikë.
Kërkesat e pozicionit:
- Të ketë minimumi 5 vite përvojë punë në fushën e
matjeve gjeodezike, duke përfshirë përvojë në drejtimin dhe koordinimin e
ekipeve në terren.
- Aftësi të mira praktike në përdorimin e pajisjeve
GNSS/RTK dhe stacioneve totale.
- Njohuri të avancuara në përdorimin e AutoCAD Civil
3D dhe njohuri të mira në sistemet GIS.
- Njohuri të mira mbi sistemet kombëtare të
koordinatave dhe datumet gjeodezike.
- Aftësi të zhvilluara analitike, në zgjidhjen e
problemeve dhe në komunikimin dhe bashkëpunimin me ekipet e projektit.
- Njohuritë dhe aftësitë në programimin dhe
automatizimin e proceseve të punës përmes Python dhe AutoLISP përbëjnë
avantazh.
- Aftësi vendimmarrëse, iniciativë dhe orientim drejt
zgjidhjes së problemeve.
- Aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese, si dhe
aftësi për të punuar në ekip.
Benefits
- Paketë tërheqëse përfitimesh,
duke përfshirë pagë konkurruese dhe të drejtë, bazuar në meritë dhe vlerësimin
e performancës.
- Mundësi të shkëlqyera për
zhvillimin profesional dhe rritjen në karrierë pranë BALFIN Construction dhe
BALFIN Group.
- Ditë shtesë pushimi.
- Shpërblime dhe vlerësime për performancën.

