1,694,915open jobs
101,335companies
259,373added this week
Browse all
Location
In office (Tirana)
Employment
Full-Time

First seen by Alion on Oct 15, 2026.

Overview
Company
Impact
Profile match
Përshkrimi

Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.

Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Pozicioni: Koordinator Projektimi

Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Koordinatori i projektimit ka si detyrë kryesore koordinimin në tërësi të procesit të hartimit të projekteve, bazuar në udhëzimin e drejtuesit të “Njësisë” dhe informimin e vazhdueshëm të palëve të tjera të përfshira në proces për kërkesat dhe ecurinë e procesit, sipas fazave të hartimit të projektit (nga projekt ideja, projekti për leje dhe deri në projektin e zbatimit).

Gjithashtu ndjek, plotëson dhe dorëzon, dosjen e plotë të projekteve dhe dokumentacionit tekniko-ligjor, të nevojshëm për aplikime për leje zhvillimi dhe/ose ndërtimi dhe dosjen e plotë të projektit të zbatimit.

Detyrat
  • Koordinon procesin e projektimit sipas fazave të përcaktuara të projektit;
  • Harton detyrën e projektimit, për përcaktimin e projektuesve bazuar në kërkesat e projektit, koston financiare dhe kohëzgjatjen e tij;
  • Koordinon dhe asiston teknikisht Departamentin e Prokurimeve për përcaktimin e projektuesve bashkëpunëtore të jashtëm, për të gjithë disiplinat e përfshira në projekt;
  • Harton pjesën teknike të kontratave të shërbimit për projektet e të gjitha disiplinave;
  • Kontrollon projektet e dorëzuara nga projektues sipas fazave të dorëzimit të përcaktuara në kontratën e shërbimit;
  • Harton raporte periodike mbi gjendjen e projekteve dhe ecurinë e proceseve që ka në ngarkim;
  • Monitoron kontratat e projektimit me projektuesit;
  • Merr në dorëzim projektet nëse janë në përputhje me (i) detyrën e projektimit (ii) kontratën e shërbimit (iii) planet dhe lejet e miratuara dhe (iv) bazën ligjore në planifikimin dhe zhvillimin e territorit;
  • Koordinon dhe ndjek procesin e përgatitjes së dosjes së plotë të projekteve dhe dokumentacionit tekniko-ligjor të kërkuar për leje zhvillimi dhe/ose leje ndërtimi. Gjithashtu koordinon procesin e aplikimit për leje në rastet kur ky aplikim bëhet nga kontraktorë të jashtëm;
  • Koordinon procesin e përgatitjes së dosjes së plotë të projektit të zbatimit, ndjek procedurat e dorëzimit të saj në kantierin e ndërtimit dhe ndjek me projektuesit e kontraktuar, procedurat e rishikimit të projektit për përmirësimin e zbatueshmërisë të tij, sipas kërkesave të kantierit të ndërtimit;
  • Koordinon dhe përgatit informacionet e nevojshme, për Departamentin e Financës në lidhje me ecurinë e projekteve dhe faturimit të tyre;
  • Organizon takimet me palët e treta të përfshira në projekt dhe është përgjegjës për ndjekjen e vendimeve të dala prej tyre;
  • Jep mbështetje teknike në përgatitjen e paketave te tenderimit, bazuar në specifikimet e projektit dhe detyrën e projektimit;
Kualifikimet

Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Arkitekturë / Urbanistikë/ Inxhinieri Ndërtimi

Kualifikime të tjera:

  • Të ketë minimalisht 5 vite eksperiencë pune në projektim / zbatim punimesh ndërtimi;
  • Aftësi në koordinim dhe organizim në procesin e projektimit;
  • Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe shprehje e qarte e ideve dhe zgjidhjeve;
  • Aftësi kreative ne projektim dhe në sugjerimimin e përmirësimit të projektit;
  • I vëmendshëm ndaj detajeve dhe aftësi për të ofruar zgjidhje teknike në projekt;
  • Aftësi kritike mbi detajet e rifiniturës e shprehur si në anën funksionale dhe në anën estetike;
  • Aftësi për të punuar në skuadër;
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh;
  • Njohje shume e mire e legjislacionit për planifikimin dhe zhvillimin e territorit;
  • Përdorim i detyrueshëm i AutoCAD (në 2D dhe 3D), MS Office (Project, Word, Excel, PowerPoint, Outlook etj.). Programet BIM (si Revit, Navisworks etj.) do të përbënin avantazh.
Free account
Stop reading job ads. Get the ones that fit.
One free account turns this page into a shortlist built around your stack, your level and your pay.
Match on every job. Stack, seniority, pay and location, scored against your profile.
1,694,915 open roles. Read straight off company career pages, refreshed every day.
Unlimited applications. Every one you send is tracked in one place, on-site or on a company board.
3 tailored CVs a month. Rewritten for the exact job you are applying to. Included free.
Create a free account Continue with Google
Free forever. No card. Under a minute.

Your match

How well do you fit this role?
Two answers are enough for a real match. No account needed.
Check my fit
Answers stay in this browser until you create an account.

Recommended for you based on this role

Operations
Similar stack
Same company
Tirana
≈ $80k – $178k per year (Estimated) • In office • Full-Time • Örnsköldsvik
Apply
Facilities Manager 3 hours ago
≈ $78k – $154k per year (Estimated) • In office • Full-Time • 5+ years exp • High School Diploma • Texas City
Management
Microsoft Office
Apply
$76k – $99k per year • Remote (United States) • 1+ year exp • United States
Apply
Scheduler 1 hour ago
≈ $59k – $117k per year (Estimated) • In office • Full-Time • 4+ years exp • Bachelor's Degree • The Woodlands
Analytics
Microsoft Excel
Management
Microsoft Office
Apply
Access Associate 1 hour ago
In office • Full-Time • United States
Apply
In office • Full-Time • Tirana
Apply
In office • Full-Time • Tirana
Design
Canva
Management
Microsoft Office
Marketing
Meta Ads
Google Ads
Instagram
Apply
Kamariere Bari 1 day ago
≈ $15k – $26k per year (Estimated) • In office • Full-Time • Tirana
Apply
≈ $15k – $26k per year (Estimated) • In office • Full-Time • Tirana
Apply
≈ $28k – $82k per year (Estimated) • In office • Full-Time • 1+ year exp • Tirana
Analytics
Microsoft Excel
Management
QuickBooks
Apply
See all jobs
This is one of many
1,694,915 more open roles from verified company boards, updated every day.